Një burrë është arrestuar gjatë pasdites të së premtes në pikën kufitare në Vërmicë.
Sipas policisë, i dyshuari i ofroi një zyrtari policor 10 euro ryshfet, gjë për të cilën edhe u arrestua.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./GAZETA PAPIRUS/