Boksierja Donjeta Sadiku, fitoi medaljen e artë në Kupën e Federatës Botërore (World Boxing” Feliks Stamm” që po mbahet në Varshavë të Polonisë.
Në finalen e kategorisë 60 kg, ajo mundi britaniken Elisse Glynn me rezultat 5:0. Në përgjithësi shënoi tri fitore.
Gara vlen edhe për të fituar pikë për renditjen botërore.