Miqësia 10-vjeçare mes Taylor Swift dhe Blake Lively ka marrë fund përfundimisht, sipas burimeve të DailyMail.
Shkak i përçarjes thuhet të jetë një konflikt ligjor i Blake me aktorin Justin Baldoni, në të cilin Lively dyshohet se përfshiu Taylor në mënyrë të papërshtatshme.
Sipas dokumenteve gjyqësore, Lively dyshohet se e kërcënoi Swift me publikimin e mesazheve private nëse ajo nuk e mbështeste publikisht në betejën ligjore me Baldonin, për filmin “It Ends With Us”. Swift u thirr zyrtarisht si dëshmitare, ndonëse ka tentuar të qëndrojë larg dramës, shkruan DailyMail.
Burimet thonë se këngëtarja 35-vjeçare është ndarë përfundimisht nga Blake dhe se Gigi Hadid, mikeshë e përbashkët, gjithashtu ka zgjedhur të distancohet prej saj.
Hadid nuk e ftoi Lively në festën e ditëlindjes së saj muajin e kaluar, një shenjë e qartë e largimit të tyre.
Në mesin e polemikës, Lively është akuzuar se ka tentuar të manipulojë publikun dhe ta përdorë Swift për të fituar përkrahje. Në dokumente të tjera thuhet se Lively e quajti Swift dhe bashkëshortin e saj “dragonjtë e mi”, si pjesë e një loje presioni kundër Baldonit.
Ndërkohë, Swift ka hequr dorë nga kjo miqësi dhe është përqendruar në jetën e saj personale dhe turneun Eras Tour. Ky zhvillim shënon fundin e një kapitulli të gjatë mes dy prej grave më të njohura në showbiz-in amerikan.