GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vrasje për hakmarrje? Çfarë thotë prokurori i rastit të vetëvrasjes së 20 vjeçares nga Gllogjani për arrestimet e mbrëmshme

12/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Vrasje për hakmarrje? Çfarë thotë prokurori i rastit të vetëvrasjes së 20 vjeçares nga Gllogjani për arrestimet e mbrëmshme
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një viti e gjysmë, mbrëmë është rikthyer në media rasti i vetëvrasjes së studentes që vijonte mësimin në drejtimin e juridikut në Univerisitetin e Pejës. Informacione jozyrtare qarkullojnë në media se tre të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan që ndodhi më 26 nëntor të këtij viti janë familjarë të 20-vjeçarjes Heroina Mehmetaj po nga ky fshat. Prokurori i rastit së studentes, Haxhi Sinanaj, në një bisedë telefonike për Gazetën Express la të nënkuptohet se rasti i saj ka lidhshmëri me ngjarjen e ndodhur në Gllogjan ku autobusi i linjes Gjakovë-Gllogjan ishte sulmuar me kallashnikov.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, mbrëmë vetëm ka konfirmuar arrestimin e tre personave, por nuk ua ka dhënë mundësinë gazetarëve që të pyesin mbi dyshimet për motivin e vrasjes së shoferit të autobusit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj, duke thënë se “për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të marrin pyetje”.

Njësoj ka vepruar edhe prokurori i rastit të vetëvrasjes së 20-vjeçares, Haxhi Sinanaj edhe përkundër insistimit të Gazetës Express për të ditur nëse atëkohë ishte intervistuar shoferi tashmë i ndjerë apo ndonjë tjetër person për fundin tragjik të studentes.

Megjithatë prokurori la të nënkuptohet se rasti i studentës ka lidhshmëri me ngjarjen e ndodhur në Gllogjan ku autobusi i linjes Gjakovë-Gllogjan u sulmua me kallashnikov. Haxhi Sinanaj në pyetjet e Gazetës Express për rastin e atëhershëm tha se nuk mund të jap informacione pasi “mund të prishet edhe hetimi penal për rastin e fundit që ka ndodh”.

“Shikoni për rastin e atëherit nuk mundem me u prononcu për çdo gjë mundeni nesër me thirr zëdhënësin dhe ai ju njofton për të gjitha detajet. Të lutem asnjë informatë nuk mundem, është rasti i tillë, për momentin nuk mund të jap informacione më të detajuara meqenëse mund të prishet edhe hetimi penal për rastin e fundit që ka ndodh. Unë të thash nuk mundem me jap informacione më të detajuara”, tha Sinanaj të dielen për Gazetën Express.

Më 14 qershor të vitit 2020 ishte konfirmuar se studentja i kishte dhënë fund jetës së saj me litar, por motivet e kësaj vdekje sot e asaj dite kanë qenë të panjohura për publikun.

Për vetëvrasjen e studentes që u tha se kishte notën mesatare mbi 9-të ishte shpehur i tronditur atë kohë kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj.

“I tronditur nga lajmi për vdekjen e Heroina Mehmetaj nga fshati Gllogjan. Me shpresën që qytetit tonë të mos i ndodhin më vdekje të tilla, nga zemra ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmetaj, zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, kishte shkruar Ramosaj në vitin 2020.

Kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj konfirmoi shkurtë mbrëmë arrestimin e tre personave të dyshuar, të cilët tashmë ndodhen në ndalim policor për 48 orë.

“Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, u shpreh Kurmehaj.

Për gjithë këtë situatë Gazeta Express ka tentuar të marrë një prononcim nga prokurorja e rastit të vrasjes së shoferit të autobusit dhe dy nxënësve, Sahide Gashi, por e njëjta nuk i është përgjigjur telefonatave, as mbrëmë e as sot.

Rasti i arrestimit të tre të dyshuarve nuk është përfshirë në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës, siç ndodh rëndom dhe deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse tek të dyshuarit është gjetur arma që dyshohet se është përdorur në tragjedinë e 26 nëntorit apo ndonjë tjetër gjë e dyshuar.

Derisa organet e rendit nisën hetimet, Qeveria e Kosovës kishte ofruar 20 mijë euro për këdo që ofron informacione që çojnë në arrestimin e personit apo personave që i dolën përpara autobusit me nxënës duke zbrazur pothuajse një karikator plumba drejt tyre

Tags: prokuroriRasti Gllogjanit
ShareTweetShare
Previous Post

Berisha: Dola nga zyra e Rugovës në Velani dhe hyni SHIK-u në takim, Kadriu e ka takuar shpesh Rugovën

Next Post

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë

Next Post
Djali rrahë nënën në Suharekë

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.