Pas përfundimit të takimit trepalësh ndërmjet SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë në Stamboll, Sekretari i Shtetit amerikan Marco Rubio, ka thënë shkurt se “vrasjet duhet të ndalen”.
Në takimin e mbajtur Rubio është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës Andrii Yermak, ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha dhe homologun turk Hakan Fidan.
Ndërkohë, zëdhënësja e Rubio-s, Tammy Bruce, ka bërë të ditur se diskutimet mes tre delegacioneve janë përqendruar në rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje paqësore për luftën në Ukrainë.
CNN ka raportuar se është zhvilluar poashtu një takim i veçantë mes zyrtarit amerikan të Departamentit të Shtetit, Michael Anton, dhe përfaqësuesit rus Vladimir Medinsky./GAZETA PAPIRUS/