GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Sillet në gjykatë ish-komandanti serb i dyshuar për krime lufte

16/05/2025
në Lajme
Koha e leximit:1 minunt më parë
Sillet në gjykatë ish-komandanti serb i dyshuar për krime lufte
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-komandanti i Njësisë së Policisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), Milojko Gjorgjeviq, i dyshuar për krime lufte, është sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai është arrestuar dje, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Zveçanit.

Gjykata pritet që t’ia caktojë masën e sigurisë.

Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se në cilësinë e komandantit të Njësisë së Policisë në kuadër të MUP-it të Serbisë ka marrë pjesë në vrasje, dëbime me forcë, plaçkitje, tortura dhe rrahje sistematike të civilëve shqiptarë.

Gjorgjeviq është arrestuar me urdhër të prokurores Florije Salihu-Shamolli.

Arrestimi i të dyshuarit është kryer pas hetimeve disamujore, në bashkëpunim me hetuesit e krimeve të luftës, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale, nëpërmjet një komunikate.

Prokuroria Speciale ka thënë se ai dyshohet se në cilësinë e komandantit të njësisë së Policisë në rajonin e Zveçanit, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë viteve 1998-99 ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë, e rrahje të civilëve shqiptarë.

“Dyshohet se gjatë prillit të 1999-s, i pandehuri M.D., së bashku me forcat serbe të organizuara në formacione të strukturuara, përfshirë ushtrinë jugosllave dhe Policinë serbe, mori pjesë në operacionin në fshatin Zhazhë, ku kishin mbetur të vrarë shtatë civilë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale/GAZETA PAPIRUS/

Tags: arrestohetgjykateish-komandantkrime lufteMilojko Gjorgjeviqserb i dyshuarzvecan
ShareTweetShare
Previous Post

Polices iu vodh arma zyrtare në Klinë, bashkë me të kishte edhe një karikator me 15 fishekë

Next Post

Raportohet e zhdukur një grua në Prishtinë

Next Post
Raportohet e zhdukur një grua në Prishtinë

Raportohet e zhdukur një grua në Prishtinë

Lajmet e fundit

Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

16/05/2025

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Çfarë porosie kishte Merz në Tiranë për BE-në?

16/05/2025
Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

16/05/2025
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do merren në pyetje nga mbrojtja

Deri më 2 qershor mocionet për rrëzimin e aktakuzës, Prokuroria 30 ditë për përgjigje: Çka po ndodh me gjykimin në Hagë?

16/05/2025
“Mendja nuk pushtohet”, ishte porosia e Ukshin Hotit për të burgosurit në Dubravë

“Mendja nuk pushtohet”, ishte porosia e Ukshin Hotit për të burgosurit në Dubravë

16/05/2025
Pengesë e habitshme, konservatorët bllokojnë projektligjin e madh të Trumpit për lehtësirat tatimore

Pengesë e habitshme, konservatorët bllokojnë projektligjin e madh të Trumpit për lehtësirat tatimore

16/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

16/05/2025

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Çfarë porosie kishte Merz në Tiranë për BE-në?

16/05/2025
Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

16/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.