Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me kalimin e bizneseve në treg të hapur energjetik.
Ai është shprehur se ky vendim i ka zënë bizneset të papërgatitura, përcjell Klankosova.tv.
“Një periudhë aq e shkurt, një periudhë prej tre muajsh për ta nxjerrur biznesin në treg të lirë, i ka zënë të papërgatitur”.
“Të gjitha bizneset tona kanë kontrata që minimumi, afatin qoftë të shitjes së shërbimit, apo produktit e kanë njëvjeçar dhe ato kontrata janë ofruar me atë çmim dhe nuk mundesh në mes të kontratesh të ndërhysh për ta rritur çmimin e produktit, për shkak se rritja e çmimit të energjisë elektrike është kosto operative për bizneset dhe ajo ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së produktit” , është shprehur ai.