Ditën e sotme në orën 15:00 do të zhvillohet mbledhja së jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar
Lajmin e bëri me dije Krydemokrati Lulzim Basha, ditën e djeshme në një deklaratë për mediat që bëri pas mbledhjes së Kryesisë.
Mbledhja e Kryesisë erdhi vetëm disa minuta pasi Kuvendi Kombëtar I PD, I zhvilluar ditën e djeshme(11 dhjetor) vendosi shkarkimin e Bashës nga kreu I PD, si dhe shkarkimin e nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhin.
Në rend dite Këshilli Kombëtar do të ketë:
1. Miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria antistatutore që dëmtojnë rëndë interesat politike dhe elektorale të PD.
2. Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa anëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor.
Kryesia vendosi gjithashtu shkarkimin nga detyra të disa kryetarëve të degëve.
Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës për falsifikimin dhe shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike.