Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ka njoftuar se edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale.
Sipas një njoftimi, këtë vit Kryesia e Bashkësisë Islame ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë 180 euro ose kundërvlera e këtij çmimi.
“Luteni që porositë e të interesuarve të na i dërgoni në kohën optimale, kur dhe mundemi ta kryejmë në plotni amanetin tuaj. Porositë e kurbaneve ju mund t’i bëni në: Këshillat e Bashkësisë Islame gjithandej territorit të Kosovës, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës NLB-Prishtina Account No (IBAN): XK05 1700200100103672 Swift Code (BIC) – NLPRXKPR Adresa: Ukshin Hoti 124 10 000 PRISHTINË ose www.bislame.com”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç thuhet në njoftim mund të kontaktoni edhe Kryesinë e BI-së rreth porosisë suaj për kurbane në këta nr. tel. +38138224002 dhe +38345977405 si dhe në e-mail adresën: kurbani@bislame.net.