GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Zyrtarë të Ujësjellësit “Mitrovica” me asistencë të policisë, hyjnë në objektin e Ujësjellësit Rajonal në Gazivodë

15/05/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Zyrtarë të Ujësjellësit “Mitrovica” me asistencë të policisë, hyjnë në objektin e Ujësjellësit Rajonal në Gazivodë
Share on FacebookShare on Twitter

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, zyrtarë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, të shoqëruar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kanë hyrë në ambientet e Ujësjellësit Rajonal të Gazivodës.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se po u ndihmojnë vetëm përfaqësuesve të ujësjellësit në Mitrovicën Jugore.

Objekti në fjalë, i njohur si Ujësjellësi Rajonal i Gazivodës, është ndërtuar disa vite më parë, dhe sipas raportimeve të mëhershme mediatike, investimi në të ka kapur shumën e rreth 16 milionë eurove, të financuara nga Serbia.

Lajmin për marrjen nënë kontroll të kësaj ndërmarrje e ka bërë të ditur edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Ajo në një postim në “Facebook”, ka thënë se tash e tutje, KRU Mitrovica do të sigurohet që ky sistem jetik të funksionojë sipas standardeve ligjore dhe teknike të Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Papirus.

Postimi i plotë:

Sot është ndërprerë veprimtaria ilegale e strukturave paralele në Fabrikën e ujit në Zubin Potok, me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë.

Kjo fabrikë e ujit është aset kritik për furnizim të sigurt me ujë për mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës në komunat veriore. Andaj, marrja nën kontroll e këtij aseti është çështje e sigurisë, e shëndetit publik dhe e shtrirjes së kontrollit institucional.

Tash e tutje, KRU Mitrovica do të sigurohet që ky sistem jetik të funksionojë sipas standardeve ligjore dhe teknike të Republikës së Kosovës.

Furnizimi me ujë nuk mund të jetë mjet presioni politik apo kontrolli nga jashtë. Është një e drejtë bazike e qytetarëve tanë, dhe përgjegjësi e institucioneve tona publike që ajo të realizohet në mënyrë të sigurt dhe të barabartë për të gjithë.Falënderoj Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe falënderoj KRU Mitrovicën për gatishmërinë për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.

Tags: asistencegazivodesobjektinpoliciserajonalujesjellesit mitrovicazyrtre
ShareTweetShare
Previous Post

Deputetëve u shpërndahet një njoftim nga Gjykata Kushtetuese: Mund të çojnë komente deri më 19 maj

Next Post

“A bën kur të kryhet”, Haradinaj e ndryshon pak rutinën para fillimit të seancave

Next Post
“A bën kur të kryhet”, Haradinaj e ndryshon pak rutinën para fillimit të seancave

“A bën kur të kryhet”, Haradinaj e ndryshon pak rutinën para fillimit të seancave

Lajmet e fundit

PD fiton 2 mandate në Kukës, PS 1, ja deputetët

Zgjedhjet në Shqipëri, lista me 10 kandidatët më të votuar, vetëm dy nga PD

15/05/2025
Deputeti i PDK-së: Votimin e fshehtë e kisha pranuar, nëse VV i kërkon Listës Serbe të dalë nga salla

Behrami takon kongresmenin, Keith Self, diskutojnë për padrejtësitë në Hagë

15/05/2025
Peci: S’ka negociata për Kuvendin, i takon VV-së Kryetari

Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti

15/05/2025
Memli Krasniqi: Takimi me presidenten s’ke pozitiv, i propozova që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Memli Krasniqi: Kurti nuk i ka votat as për Albulena Haxhiun as për vetvetën

15/05/2025
Azemi: 100 mijë punëtorë më pak brenda një tremujori, pasqyrë e politikave të dështuara

Azemi: 100 mijë punëtorë më pak brenda një tremujori, pasqyrë e politikave të dështuara

15/05/2025
Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, kamioni godet veturën

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, kamioni godet veturën

15/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
PD fiton 2 mandate në Kukës, PS 1, ja deputetët

Zgjedhjet në Shqipëri, lista me 10 kandidatët më të votuar, vetëm dy nga PD

15/05/2025
Deputeti i PDK-së: Votimin e fshehtë e kisha pranuar, nëse VV i kërkon Listës Serbe të dalë nga salla

Behrami takon kongresmenin, Keith Self, diskutojnë për padrejtësitë në Hagë

15/05/2025
Peci: S’ka negociata për Kuvendin, i takon VV-së Kryetari

Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti

15/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.