Ka vdekur veterani i UÇK-së, Behlul Karpuzi.
Lajmi u bë i ditur nga miqtë e tij.
Njoftimi i plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të UÇK-së, Behlul Karpuzi.
Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh, por edhe kujtime të paharruara për një njeri të veçantë – një luftëtar të palëkundur, një familjar të përkushtuar dhe një mik të çmuar.
Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe shokëve që ndajnë këtë dhimbje të madhe. Kujtimi dhe kontributi i tij për lirinë do të jetojnë gjithmonë në zemrat tona.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
