Në njoftimin e IKShPK-së thuhet se katër raste janë në Ferizaj, dy raste në Shtimë dhe nga një rast në Lipjan, Graçanicë dhe Fushë Kosovë.
Sipas grup-moshave, rastet e raportuara janë shtatë raste të moshës 1-2 vjeç dhe dy raste të moshës 4-5 vjeç.
“Të gjitha rastet kanë të bëjnë më fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MMR (fruth, rubeollë dhe shyta). IKSHPK tërheq vërejtjen se nuk bëhet fjalë më vetëm për raste të “importuara”, por për raste të fruthit të shfaqura brenda komunitetit në Kosovë, drejtpërdrejt si pasojë e mosvaksinimit”, thuhet në njoftim.
IKSHPK u rikujton prindërve se fruthi është sëmundje shumë serioze, gjashtë herë më ngjitëse se gripi dhe se 1 në 5 persona të infektuar me fruth mund të zhvillojnë komplikime serioze shëndetësore si infeksion të veshit, pneumoni, humbje të përhershme të dëgjimit, inflamacion të trurit dhe vdekje.