Disa deputetë britanikë kanë kërkuar i janë drejtuar me një letër sekretarit të jashtëm për të shprehur shqetësimin e thellë për pjesëmarrje të presidentit serb Aleksandar Vuçiqit në paradën ushtarake të 9 majit në Moskë.
Qasje e Vuçiqit në raport me Serbinë ngrit dhe pikëpyetjen për orientimin strategjik të saj.
Opinionisti, Lutfi Bilalli, deklaroi se Britania luan një rol të rëndësishëm në Ballkanin perëndimor dhe se është shtet shumë aktiv.
“Britanikët në politike dhe gjeopolitikën ballanike luajnë rol te madh. Deputetët kanë kërkuar që ndaj Serbisë Unisoni të jetë më i ashpër. Historikisht anglezet kanë një qasje krahu, madje në Ballkan dëshirojnë që ta dobësojnë krahun sllavo-ortodoks. Janë edhe interesat gjeostrategjike”, deklaroi Bilalli në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.
Ai më tej shtoi se në raport me fuqinë e Rusisë, Anglia ka treguar një vazhdimësi, ndërsa për ne është e rëndësishme që të mos bëjmë hapin e gabimit.
“I marri kapërcen lumin, e mbytet në përrua” – ne këtu duhet të kemi kujdes që këtë gjeopolitikë ta përcjellim mirë. Sot ngjarjet dhe dinamikat luajnë nga ora në orë”, tha Billali.