Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë një reagim në ‘Facebook’ për situatën e rëndë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeparlamentari Konjufca ka shprehur dhimbjen e madhe për fatkeqësinë që ka prekur qytetet e Kentucky dhe Tennessse në ShBA.
Po ashtu, Konjfuca ka përcjell lutjet e tij që kjo fatkeqësi që po prek ShBA të përfundojë sa më shpejtë dhe me më pak pasoja.
Më poshtë mund ta shihni postimin e plotë të Konjufcës në ‘Facebook’.