Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 26-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.
Osmani ka thënë se sot përkujton me dhimbje e nderim viktimat civilë të pafajshëm, familjarë e fqinjë të vrarë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb, transmeton Gazeta Papirus.
E para e vendit tha se kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon.
“Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.Sot përkujtojmë me dhimbje e nderim viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, civilë të pafajshëm, familjarë e fqinjë, të vrarë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb. 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon. Le të jetë kjo ditë një thirrje për drejtësi. Kosova nuk harron!”, ka shkruar presidentja.