Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërëtë ditur se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor.
Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së:
- Numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962.
- Kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%.
- Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme, raporton Topchannel.
Procesi i votave nga jashtë vendit vijon.
Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.