Avokati Besnik Berisha, ka reaguar në lidhje me konferencën e mbajtur nga Prokuroria Themelore e Pejës, ku u konfirmua arrestimi i tre personave të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, shkruan Gazeta Metro.
Berisha, tha se konferenca e Prokurorisë është lajm i mirë për të dyshuarit, pasi dëshmon se janë arrestuar disa persona, por nuk ka prova që mbështesin dyshimin e bazuar.
Tutje ai tha se nga ky arrestim nuk është ndricuar një krim.
‘’ Konferenca e Prokurorise lajm i mire per te dyshuarit.
Kjo deshmon se jane arrestuar disa persona, por nuk jane siguruar prova qe mbeshtesin dyshimin e bazuar.
Nga ky arrestim mos prisni se e kemi ndricuar nje krim’’, shkroi Berisha.
Ndërsa për hetuesit tha se u mbetet shumë për të bërë, kurse familjes së viktimave e qytetarëve durim, besim e bashkëpunim.
Reagimi i plotë:
Eja, eja te tregoj ASGJE!
Konferenca e Prokurorise lajm i mire per te dyshuarit.
Kjo deshmon se jane arrestuar disa persona, por nuk jane siguruar prova qe mbeshtesin dyshimin e bazuar.
Nga ky arrestim mos prisni se e kemi ndricuar nje krim.
Hetuesve u mbetet edhe shume per te bere, e familjes se viktimave e qytetareve durim, besim e bashkepunim!