Vdekja tragjike e Heroinës tronditi vendin më 14 qershor 2020. Pasi ajo i dha fund jetës, vëllai i saj, që sot u arrestua, Malsor Mehmetaj kishte bërë tatu emrin e motrës “Heroina”.
Malsori bashkë me vëllain Kreshnikun, e babain Halilin dyshohet se u hakmorrën ndaj shoferit të autobusit Gani Gjokaj, të cilin dyshohet se e vranë pasi e fajësonin për vetëvrasjen e më të dashurës së tyre, Heroinës.
Prokuroria Themelore në Pejë sonte njoftoi për arrestimin e tre personave, të cilët tashmë janë dërguar në ndalim. Sinjali po ashtu raportoi se përveç arrestimit të tre personave, njësitet policore tashmë kanë nisur aksionin për kapjen e të dyshuarit të katërt lidhur me këtë vrasjen e trefishtë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.