Më 11 maj, rreth orës 23:00 një qytetare është paraqitur në stacionin policor të Fushë Kosovës për të raportuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga bashkëshorti i saj.
Policia bën të ditur se pas hetimeve të ndërmarra nga njësia për hetime në Ferizaj, sot është konfiskuar nga i dyshuari një armë me 47 fishekë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë rasti mbetet në trajtim të mëtejshëm nga njësia për dhunë në familje.