GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Zyrtare: Kosova lihet jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave në KiE

13/05/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Zyrtare: Kosova lihet jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave në KiE
Share on FacebookShare on Twitter

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është lënë jashtë agjendës së mbledhjes së Komitetit të Ministrave.

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës mblidhet të martën dhe të mërkurën në Luksemburg,  transmeton Gazeta Papirus.

Para nisjes së mbledhjes së parë të Komitetit të Ministrave, pa përfshirjen e çështjes së anëtarësimit të Kosovës, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti tha se “Kosova nuk figuron si pjesë e agjendës”.

Në një reagim në Facebook, zv/ministri Ahmeti tha se Kosovës i janë vendosur padrejtësisht “kërkesa jozyrtare” për anëtarësim.

“Megjithëse të gjitha standardet janë përmbushur dhe secili kriter është plotësuar, anëtarësimi i Republikës së Kosovës nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të Këshillit të Evropës, i cili mbahet sot dhe nesër në Luksemburg”, tha Ahmeti.

Ai tha Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e cila vitin e kaluar ia dha dritën e gjelbër kërkesës së Kosovës për anëtartësim, është mekanizmi i fundit që adreson nëse janë plotësuar kriteret.

“Komiteti i Ministrave nuk ka vepruar asnjëherë në kundërshtim me opinionet e Asamblesë Parlamentare dhe vonesa aktuale në adresimin e opinionit të saj për Kosovën është e paarsyeshme. Është pikërisht Asambleja Parlamentare ajo që përcakton kriteret e anëtarësimit, siç tregojnë rastet e anëtarësimit të Monakos dhe Armenisë. Askund nuk parashihen ‘kritere jozyrtare’, të cilat po i kërkohen Kosovës në mënyrë të padrejtë”, tha zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme.

Sipas Ahmetit, ky trajtim nga Komiteti i Ministrave të KiE-së “është një sinjal shqetësues për rajonin”, veçanërisht në kontekstin e ri pas takimeve të liderëve politikë dhe fetarë të Serbisë me presidentin Putin.

Në prill të vitit 2024, raportuesja për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis paraqiti raportin e saj në Asamblenë Parlamentare, duke theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e anëtarësimit. Ky raport u miratua me mbi 80% të votave në favor.

Tags: agjendesJashtekomitetitkosovalihetministraveZyrtare
ShareTweetShare
Previous Post

Kurti ka pranuar ftesën nga Osmani, Kusari: Besoj se përgjigja është pozitive

Next Post

Deklarata të kundërta për atë se çfarë u diskutua, Guerot e zbulon se Kurti vetë i ftoi diplomatët në ZKM

Lajmet e fundit

Komuna e Deçanit dhuron parcelë prej 78 ari për ndërtimin e selisë së KBI-së

Komuna e Deçanit dhuron parcelë prej 78 ari për ndërtimin e selisë së KBI-së

13/05/2025
PD humb një mandat në Tiranë

PD humb një mandat në Tiranë

13/05/2025
Beatriçe dhe Kolë ndajnë emocionet e tyre përpara performancës në Eurovision

Publikohen mënyrat e votimit për Shqipërinë në ‘Eurovision 2025’ – kështu mund të votojnë diaspora

13/05/2025
Vdes nëna e dëshmorit, Enver Ferizi

Vdes nëna e dëshmorit, Enver Ferizi

13/05/2025

“Pastrimi” ndërpret grumbullimin e bërllogut në Prishtinë

13/05/2025
Ja vranë të vetmin djalë që kishte, Rrëfehet babai i Sokol Osmanit, që u vra në Gjilan

Ja vranë të vetmin djalë që kishte, Rrëfehet babai i Sokol Osmanit, që u vra në Gjilan

13/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Komuna e Deçanit dhuron parcelë prej 78 ari për ndërtimin e selisë së KBI-së

Komuna e Deçanit dhuron parcelë prej 78 ari për ndërtimin e selisë së KBI-së

13/05/2025
PD humb një mandat në Tiranë

PD humb një mandat në Tiranë

13/05/2025
Beatriçe dhe Kolë ndajnë emocionet e tyre përpara performancës në Eurovision

Publikohen mënyrat e votimit për Shqipërinë në ‘Eurovision 2025’ – kështu mund të votojnë diaspora

13/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.