Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Osmani për këtë të enjte lidhur me situatën e krijuar në Kuvend.
Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa.
“Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim.”
Deri tani, përgjigje pozitive kanë dhënë edhe PDK e AAK.
Express ka kontakuar edhe me VV’në dhe është në pritje të përgjigjes.
Ndërkaq nga presidenca kanë thënë se Osmani do të nisë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga 15 maji dhe se ftesat për takimet e para janë dërguar për çka edhe po presin konfirmimet. / GAZETA PAPIRUS/