Një 27-vjeçar në Lushnjë, nënkryetar i një partie, është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë përmes rrjeteve sociale për dhënien e votës.
Sipas policisë, i dyshuari u procedua për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrjes në zgjedhje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë.