Bashkëkryesuesja e seancës konstituive, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka thënë se tashmë është bërë e qartë se Kuvendi nuk po e dëshiron Albulena Haxhiun për kryetare.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se është e frustruar që nuk mund të ndërhyjë në një proces që po dëmton seriozitetin e këtij institucioni, përcjell Gazeta Papirus.
Ajo ka pasur kritika për Avni Deharin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Si deputete, ndjej frustrim që nuk mund të ndërhyj në një proces që po dëmton seriozitetin e institucionit.
Por, për mua është parimore të respektoj rregullat dhe procedurat e Kuvendit, si dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, këtë standard nuk po e mban udhëheqësi aktual i seancave.
Respekti për institucionet nuk tregohet me fjalë, por me vepra!”, ka shkruar Jashari.