Sot do të jetë një ditë vendimtare për klubin futbollistik Drenica.
Pas një edicioni në Ligën e Parë, skuadra nga Skenderaj mund të shpallet kampion dhe të rikthehet në Superligë.
Me fillim nga ora 16:00, në stadiumin “Bajram Aliu”, ekipi i drejtuar nga Bylbyl Sokoli, do të jetë nikoqir i Istogut.
Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, Drenica, është lidere në grupin A me 52 pikë, pesë më shumë se Liria, e cila sot luan ndaj Besës së Pejës, transmeton Gazeta Papirus.
Mbetet të shihet nëse pikërisht e sotmja do ta vulos kampionin e Ligën së Parë të futbollit në Kosovë.