Partia Socialiste ka mbajtur në Parkun Olimpik në Tiranë tubimin e saj të fundit në kuadër të fushatës zgjedhore.
Në këtë tubim, pos flamurit shqiptar, i vendosur është edhe flamuri i Bashkimit Evropian, një nga elementet kryesore që ka përcjellë retorikën politike të kësaj partie.
Aty i pranishëm është Edi Rama, kandidati për kryeministër, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Të pranishëm aty janë një numër i madh i qytetarëve, këtë fushatë e hapi këngëtarja Elvana Gjata. Gjatë kësaj fushate, Rama ka thënë se Shqipëria deri në vitin 2030 do të bëhet pjesë e BE-së. /Klankosova.tv