GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

KFOR-i hap rrugët ilegale në veri që u mbyllen nga Policia e Kosovës, mundësi e re për kontrabandistët

09/05/2025
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
KFOR-i hap rrugët ilegale në veri që u mbyllen nga Policia e Kosovës, mundësi e re për kontrabandistët
Share on FacebookShare on Twitter

Pas sulmit të ndodhur në Banjskë, Policia e Kosovës për një kohë të gjatë ka ndërmarrë veprime për mbylljen e rrugëve ilegale në pjesën veriore që lidhin Kosovën me Serbinë.

Mbyllja e këtyre rrugëve që u shërbenin kontrabandistëve, përmes të cilave kishte hyrë në Kosovë edhe grupi i Milan Radojiçit në Banjskë, është bërë nga Policia përmes vendosjes së masave të mëdha të dheut në to, por kur kjo nuk ishte parë si mjet efikas, në disa pozicione kishte hapur gropa të mëdha që pamundësonin kalimin ilegal të kufirit me automjete.

Disa prej këtyre rrugëve të bllokuara nga Policia e Kosovës, raportohet se po zhbllokohen nga KFOR-i. Fjala është për rrugët ilegale pranë kufirit me Serbinë, të cilat policia i kishte bërë të pakalueshme përmes hapjes së gropave të mëdha në pozicione strategjike.

Ekipi i Veriu.info ka qëndruar në njërën prej rrugëve ilegale në Zubin Potok, rreth 200 metra afër kufirit me Serbinë, ku shihet se si gropa e madhe e hapur nga Policia e Kosovës është mbyllur nga KFOR-i me makinerinë e tyre, duke e bërë të kalueshme për automjete, rrjedhimisht duke iu dhënë një mundësi të re kontrabandistëve për qarkullim.

Jozyrtarisht nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar lajmin se gropa e hapur prej tyre për pamundësimin e kalimit ilegal të kufirit është mbyllur nga KFOR-i.

KFOR-i në një përgjigje ka pranuar se ka bërë mbylljen e kësaj grope, të cilën me rastin e dërgimit të pyetje e kemi ilustruar me fotografi.

“Në lidhje me pyetjet tuaja, KFOR-i ka mandat të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në anën e Kosovës të Vijës Kufitare Administrative. Këto aktivitete kryhen në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 dhe në përputhje me Marrëveshjen Teknike Ushtarake.

Gjatë muajve të kaluar, janë hapur llogore në afërsi të Vijës Kufitare Administrative. Për të shmangur çdo rrezik të tensioneve dhe keqkuptimeve përgjatë Vijës Kufitare Administrative, KFOR-i, pasi informoi të gjitha palët, mori përsipër t’i mbushë ato llogore”, thuhet në përgjigjen e zyres për informim të KFOR-it, duke shtuar se janë të gatshëm t’i ofrojnë mbështetje Policisë e Kosovës në rast se do të dëshironin të vendosin pengesa në terren në anën e Kosovës.

“KFOR-i mbetet i përkushtuar për një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë”, përfundon përgjigja e zyres për informim të KFOR-it.

Tags: KFORkontrabandistërruge ilegale
ShareTweetShare
Previous Post

Egzon Pacolli i LDK’së akuzon ministrin Elbert Krasniqi për shpërdorim: 750 litra naftë për një muaj – këta edhe në naftë vjedhin

Next Post

Vizita e Trendafilovas me 13 maj, OVL-UÇK: Kjo është datë e zezë në historinë tonë – ofendim dhe provokim

Next Post
Nuk iu bashkuan organizimit të qeverisë: Veteranët me agjendë të veçantë për Epopenë e UÇK-së

Vizita e Trendafilovas me 13 maj, OVL-UÇK: Kjo është datë e zezë në historinë tonë – ofendim dhe provokim

Lajmet e fundit

Trendafilova të martën në Kosovë, veteranët kundërshtojnë vizitën

Trendafilova të martën në Kosovë, veteranët kundërshtojnë vizitën

10/05/2025
Vizita e Costas në Ballkan: Të mërkurën zbarkon në Kosovë – me kë do të takohet?

Vizita e Costas në Ballkan: Të mërkurën zbarkon në Kosovë – me kë do të takohet?

10/05/2025
Kina “thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin” e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit

Kina “thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin” e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit

10/05/2025
Pikëpyetje për orën që vendosi Papa Leo në paraqitjen e parë

Pikëpyetje për orën që vendosi Papa Leo në paraqitjen e parë

10/05/2025
Kurti s’merr përgjegjësi: Rënien në indeksin e Reporterëve pa Kufij duhet ta përmirësojnë mediat

Kurti s’merr përgjegjësi: Rënien në indeksin e Reporterëve pa Kufij duhet ta përmirësojnë mediat

10/05/2025
Identifikohet motoçiklisti që voziste në mënyrë të rrezikshme- pamje

Identifikohet motoçiklisti që voziste në mënyrë të rrezikshme- pamje

10/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Trendafilova të martën në Kosovë, veteranët kundërshtojnë vizitën

Trendafilova të martën në Kosovë, veteranët kundërshtojnë vizitën

10/05/2025
Vizita e Costas në Ballkan: Të mërkurën zbarkon në Kosovë – me kë do të takohet?

Vizita e Costas në Ballkan: Të mërkurën zbarkon në Kosovë – me kë do të takohet?

10/05/2025
Kina “thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin” e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit

Kina “thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin” e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit

10/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.