GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Ndërtim ilegal në zemër të Kosovës, punimet e Kishës ortodokse serbe u ndërprenë shkaku që nisën pa leje

09/05/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ndërtim ilegal në zemër të Kosovës, punimet e Kishës ortodokse serbe u ndërprenë shkaku që nisën pa leje
Share on FacebookShare on Twitter

Një Kishë ortodokse serbe po dyshohet se është nisur të ndërtohet ilegalisht në një  nga kodrat e Graçanicës, pak kilometra larg Prishtinës, raporton ekskluzivisht gazeta online Reporteri.net.

Punimet në pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë janë ndërprerë tash e dy javë me urdhër të Prokurorisë së Shtetit.

“Me datë 22.04.2025, Prokurori i shtetit, ka lëshuar Urdhër të përkohshëm të ndalimit dhe brenda afatit ligjor, ka paraqitur në Gjykatë, kërkesën për Urdhër ndalues përfundimtar. Meqë jemi në fazën hetimore, tani për tani, nuk mund të ofrojmë më shumë informacione pasi që mund të dëmtohet integritetit i hetimeve”, ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Tutje, në njoftimin e prokurorisë tregohet se në rastin që po trajtohet nga prokurori Arianit Salihu, organi ndjekjes “është duke zhvilluar hetimet në drejtim të dy veprave penale në vazhdimësi, atë të ”Keqpërdorimit të pozitës apo të autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së dhe të ”Ndërtimit pa leje nga neni 359 të KPRK-së”.

Për ndërtimin e objekteve fetare në Kosovë, sipas ligjeve në fuqi, duhet miratim nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Të kontaktuar nga gazeta online Reporteri.net, në lidhje me rastin në Graçanicë, nga kjo ministri tash e disa ditë mediumi nuk ka marrë përgjigje.

Afër vendit ku po ndërtohet objekti që dyshohet se është destinuar për Kishë ortodokse serbe, të premten ka qëndruar gazetarja e gazetës online Reporteri.net, Leonora Kolukaj. Megjithëse, ajo dhe ekipi i mediumit nuk u lejuan të incizojnë nën arsyetimin se “prona është private”, gazeta online Reporteri.net ka siguruar pamje me dron të vendpunishtes së rrethuar tashmë me shiritat e Policisë së Kosovës .

Një nga personat që hasi ekipi i gazetës online Reporteri.net, të premten në Graçanicë, e që u prezantua me emrin Millosh, tha se është Sekretar i Kishës ortodokse serbe. Përkundër kësaj, ai nuk pranoi që sot të deklarohet në lidhje me ndërtimin, duke kërkuar që edhe mos të incizohet. Por se kërkoi që të gjitha çështjet të adresohen në e-mail të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit. Këta të fundit, deri në momentin e publikimit të storjes dhe artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.

Nga Komuna e Graçanicës, të premten, përmes telefonit, nënkryetari Leutrim Ajeti tha se ka dëgjuar për “ndërtimin ilegal”, por se nuk është marrë me atë çështje.

“Kam ndegju por nuk e di, pasiqë janë çështje të urbanizmit ato. Nuk jam marrë me atë çështje”, tha ai. /Reporteri.net/.

Tags: GracaniceKishë ortodokseNdërtim ilegalserbe
ShareTweetShare
Previous Post

KFOR-i zhvillon trajnim për kontrollin e turmave dhe trazirave në Kosovë

Next Post

Egzon Pacolli i LDK’së akuzon ministrin Elbert Krasniqi për shpërdorim: 750 litra naftë për një muaj – këta edhe në naftë vjedhin

Lajmet e fundit

Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

10/05/2025
Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

10/05/2025
Albin Kurti e rehaton vëllain e tij në KEK, merr pozitë në zyrën për shitje dhe blerje të rrymës

Albin Kurti e rehaton vëllain e tij në KEK, merr pozitë në zyrën për shitje dhe blerje të rrymës

10/05/2025
Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

10/05/2025
Ky është zyrtari policor që dyshohet se dhunoi bashkëshorten në Gjilan – dërgohet në mbajtje

Ky është zyrtari policor që dyshohet se dhunoi bashkëshorten në Gjilan – dërgohet në mbajtje

10/05/2025
AGK: Deklaratat e Kurtit përpjekje serioze dhe e papranueshme për ndikim qeveritar në punën e mediave

AGK: Deklaratat e Kurtit përpjekje serioze dhe e papranueshme për ndikim qeveritar në punën e mediave

10/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

10/05/2025
Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

10/05/2025
Albin Kurti e rehaton vëllain e tij në KEK, merr pozitë në zyrën për shitje dhe blerje të rrymës

Albin Kurti e rehaton vëllain e tij në KEK, merr pozitë në zyrën për shitje dhe blerje të rrymës

10/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.