GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Hasani: Dehari ka krijuar kaos dhe e ka uzurpuar postin në mënyrë joligjore, çështja t’i drejtohet Kushtetueses

08/05/2025
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Hasani: Dehari ka krijuar kaos dhe e ka uzurpuar postin në mënyrë joligjore, çështja t’i drejtohet Kushtetueses
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka kritikuar ashpër kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari.

Hasani tha se deputeti i VV-së e ka uzurpuar postin e kryesuesit të Kuvendit dhe e ka nxjerr nga binaret seancën konstituive të Kuvendit.

Ai theksoi se sjellja e Deharit është në kundërshtim më Kushtetutën, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Mënyra se si po ndodh drejtimi i seancës është tërësisht jo kushtetuese dhe jo ligjore për shkak se z Dehari e di që e ka një protokoll që duhet të zbatoj, i cili i caktuar më 8 prill nga forcat politike me kryetarin e vjetër siç e përcakton Rregullorja e punës së Kuvendit, Kushtetuta dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitet 2014 që është nënshkruar nga ana ime. Ai e ka uzurpua mikrofonin dhe propozon mocione procedurale për me e ndërruar mënyrën e votimit. Asnjë mocion, asnjë diskutim nuk mund të zhvillohet në seancën konstituive”, ka thënë Hasani në një intervistë për Euronews Albania.

Ish-kreu i Kushtetueses, ka hedhur poshtë argumentin e deputetit Dehari dhe zyrtarëve të VV-së të cilët po pretendojnë së Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 flet për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit.

“Prandaj, mënyra se si po vepron z. Dehari është uzurpim absolut i postit të kryetarit të Kuvendit, sepse ai faktikisht po e luan rolin e kryetarit të Kuvendit. Nuk mund të zhvillohet debat, nuk mund të bëhen mocione procedurale. Mbi të gjitha aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese flet për mënyrat e votimit. Nuk flet për votimin e fshehtë mënyrë të veçantë dhe nuk flet se kryetari i Kuvendit të votohet në mënyrë të fshehtë siç po e interpreton ai”, ka deklaruar Hasani.

Hasani, i cili e ka shkruar Aktgjykimin e Kushtetueses të vitit 2014, ka treguar se ky dokument askund nuk thotë që kryeparlamentari duhet të gjedhet me votë të fshehtë.

“Kur flitet për mënyrën e votimit në kuvend, Gjykata Kushtetuese ka treguar se cilat janë mënyrat e votimit sipas rregullores atëherë dhe kësaj sot. Pra, nuk ka thanë që kështu me votë të fshehtë duhet të zgjedhja e kryetarit, sepse nuk ka mundur ta thotë, sepse një gjë e tillë përcaktohet me Kushtetutë, me ligj dhe me Rregullore të Kuvendit. Një gjë të tillë nuk e thotë Kushtetutë e Kosovës, e thotë për zgjedhje të presidentit. Ka mund ta thotë siç e thonë disa kushtetuta evropiane që thonë behët me votim të fshehtë, por nuk e ka thënë”, ka treguar Hasani, duke shtuar se votimi i fshehtë ka munduar të caktohet vetëm në takimin e ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësuesit e partive që kanë fituar ulëse në kuvend.

“Ajo ka mund të vendoste eventualisht më 8 prill kur është caktu agjende për mbledhjen konstituive. Atëherë, forcat politike kanë mundu të thonë se votimi do të jetë i fshehtë, por tani nuk mund të ndërrohet ajo. Kjo është tërësisht kaotike, tërësisht jokushtetuese dhe tërësisht kundër sundimit parlamentar të ligjit”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, Dehari po bën edhe gabime tjera.

“Sipas rregullit duhet të nxirren vendimet për çdo seancë, në të cilin thuhet se si kanë votuar deputetë, pra vendim për refuzim të agjendës ose pikës që është propozuar nga ana e tij. D.m.th. është tërësisht katotike dhe ka dalë nga binaret e seancës konstituive”, është shprehur ai.

Hasani ka rrëzuar edhe argumentin e atyre që po e përmendin rastin e Gjermanisë.

“Kam dëgjuar politikanët, por edhe njerëz të komunitetit tim që marrin shembull vendet tjera përfshirë juve(Shqipërinë) që e keni me votim të fshehtë, Gjermania e ka praktikë. Por ne i zbatojmë kushtetutën dhe ligjet tona”, ka thënë Hasani.

Në këtë intervistë, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka treguar se si mund të dilet nga situata aktuale.

Nëse nuk ka vullnet politik për tejkalimin e këtij ngërçi, ai ka thënë se zgjidhja duhet kërkua në Kushtetuese.

Sipas tij, në Kushtetuese mund të dërgohen çdo votim që bëhet në Kuvend.

“Këta po mendojnë se vetëm vendimi formal mund të dërgohet në Kushtetuese, por jo. Vendim është çdo votim i kuvendit “për”, kundër apo abstenim. Të gjitha ato janë vendime. Për të gjitha ato çdoherë ec afati 8 ditor prej ditës kur merret. Sepse ai është vendim për të cilin votohet. Dhe tash këtu vendim për të cilin votohet është refuzues deputete me plotë të drejt nuk dojnë me marrë pjesë në kasosin që ka krijua z. Dehari”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se çështjen në Kushtetuese mund ta dërgojë presidentja, Avokati i Popullit apo disa deputetë.

Enver Hasani ka treguar se si mund të kthehet në binar seanca konstituive.

Sipas tij, kjo mund të bëhet vetëm nëse veprohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Me e kthy çështjen në agjendës siç e kërkon rregullorja e Kuvendit, Kushtetuta e Kosovës dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. E ajo agjendë është caktuar me 8 prill. Me e caktu një kandidat, pra zonjën Haxhi, nëse disa herë nuk zgjidhet, me i mbledh vendimet dhe me e adresu çështjen në Gjykatë Kushtetuese, nëse nuk ka vullnet politike. Këtu dy rrugë janë, ose vullneti politik ose Gjykata Kushtetuese. Nuk mund ta zgjedh askush tjetër”, ka thënë ai./GAZETA PAPIRUS/

Tags: Avni DehariEnver HasaniGjykat Kushtetuese
ShareTweetShare
Previous Post

Tym i zi në Vatikan, dështon sërish zgjedhja e Papës së ri

Next Post

Pas dy dekadash dashuri, Ulpiana Lama tregon të vërtetën e ndarjes

Next Post
Pas dy dekadash dashuri, Ulpiana Lama tregon të vërtetën e ndarjes

Pas dy dekadash dashuri, Ulpiana Lama tregon të vërtetën e ndarjes

Lajmet e fundit

Papa i ri është amerikani Robert Prevost

Papa i ri është amerikani Robert Prevost

08/05/2025
Zogaj e quan absurditet e të pamundur kërkesën e Kurtit për gjysmë milioni vota

Zogaj: VV po tenton të ‘kontrabandojë’ deputetë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

08/05/2025
LDK e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani

LDK e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani

08/05/2025
Antonio Costa viziton Kosovën javën e ardhshme

Antonio Costa viziton Kosovën javën e ardhshme

08/05/2025
Osmani reagon pas zjarrit vdekjeprurës në Koçan: Lajm shkatërrues, tragjedi që s’përshkruhet me fjalë

Situata politike, Presidentja do të kontaktojë partitë: Kemi pasur gatishmëri që nga 16 prilli

08/05/2025
Dërgohet në mbajtje shoferi që dyshohet se e goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Arrestohet 20 vjeçari që tentoi t’i vriste katër të mitur më 2022 në Viti

08/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Papa i ri është amerikani Robert Prevost

Papa i ri është amerikani Robert Prevost

08/05/2025
Zogaj e quan absurditet e të pamundur kërkesën e Kurtit për gjysmë milioni vota

Zogaj: VV po tenton të ‘kontrabandojë’ deputetë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

08/05/2025
LDK e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani

LDK e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani

08/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.