Ali Gashi, ish-ushtar i UÇK-së, ka reaguar ndaj deklaratës së Armend Zemaj dhënë në “Pressing” të T7, të mërkurën për Ahmet Krasniqin e Tahir Zemajn.
Gashi, duke iu referuar deklaratave të Zemajt, ka thënë se në brigadën 113, Mujë Krasniqi ishte gjithmonë komandant.
Tutje Gashi ka deklaruar se shtaraku i karrierës Kemajl Shaqiri iku në pizhama.
“Në T7 Armend Zemaj po folka për luftën në Dukagjinë, nder te tjera tha se edhe brigada 113 është futur në Kosovë me urdher te Ahmet Krasniqit dhe Tahir Zemajt dhe komandant i kesaj brigade ishte Kemajl Shaqiri! REAGIM nga unë ushtarë i brigadës 113! Brigada 113 nuk është futur në Kosovë por ishte në Kosovë gjithmonë komandant i brigadës 113 ishte Mujë Krasniqi i cili ishte komandanti me i zoti qe e kishte UÇK-ja”.
“Kemajl Shaqiri erdhi në Drenicë në verë te vitit 1998 dhe Mujë Krasniqi i tha Kemajlin meqe ju qenkeni ushtarak i karrieres ti do te jesh komandant i brigadës dhe unë do te jam zevëndes i juaj dhe ashtu ndodhi, mirpo pas disa ditësh filloj ofensiva serbe ndaj kesaj brigade, ushtaraku i karrieres Kemajl Shaqiri iku në pizhama dhe dezertoj nga lufta, dhe prap Mujë Krasniqi doli në ballë te brigadës dhe i priu luftës çlirimtare”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express