GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Zbulohet skema e mashtrimit të punëtorëve në Suedi nga ish ministri Arban Abrashi

07/05/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Zbulohet skema e mashtrimit të punëtorëve në Suedi nga ish ministri Arban Abrashi
Share on FacebookShare on Twitter

Disa punëtorë nga Kosova dhe Shqipëria kanë ngritur akuza serioze ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi, duke e akuzuar atë për mashtrim. Ata pretendojnë se ish ministri iu ka mbetur borxh mijëra euro duke mos mbajtur premtimet e pagesës dhe marrëveshjes nga kompania e transportit që ai drejton në Suedi.

Arban Abrashi, i cili ka shërbyer si ministër i Infrastrukturës për rreth nëntë muaj, është aktualisht Drejtor i kompanisë “AriS Transport AB”, e regjistruar në Suedi që nga viti 2019.

Së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Egzon Kapuqi, ata kanë marr punëtor nga Kosova për t’i punësuar si shofer në kompaninë e tyre në Suedi.

Mirëpo, sipas dëshmive të siguruara nga Gazeta Insajderi, realiteti që punëtorët kanë gjetur në Suedi ka qenë i ndryshëm nga premtimet e dhëna nga Abrashi. Ata kanë denoncuar tek Gazeta Insajderi për mospagim rrogash, mungesë të kushteve bazë dhe ndërprerje të njëanshme të kontratës.

Dëshmitë e punëtorëve: Mashtrim dhe borxhe të pashlyera

Njëri prej punëtorëve, i identifikuar me inicialet N.H., tregon se ka udhëtuar nga Kosova për të punuar në Suedi si shofer në kompaninë e Abrashit. Ai thotë se Arban Abrashi dhe Egzon Kapuqi i kanë mbetur borxh rreth 6 mijë euro, ndërsa komunikimi me ta është ndërprerë plotësisht.

“Për rrogë pritem pak”, ishte mesazhi i fundit që ka marrë nga Abrashi, përpara se thirrjet e tij të mbeteshin pa përgjigje.

 

Për shkak të problemeve ligjore të kompanisë “AriS Transport AB” me autoritetet suedeze, shteti suedez ka ndërhyrë duke detyruar kthimin e tij në Kosovë.

Edhe Gazmend Blida, një tjetër shofer nga Elbasani, dëshmon për shkelje të kontratës nga ana e Abrashit. Ai pohon se kontrata e punës iu ndërpre në mënyrë të njëanshme dhe papagesë të pushimit.

Heshtje nga të akuzuarit

Gazeta Insajderi ka kontaktuar si Arban Abrashin ashtu edhe Egzon Kapuqin për të marrë një përgjigje lidhur me akuzat e ngritura. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë përgjigje.

Gazeta Insajderi është në kontakt me punëtorë të tjerë që pretendojnë se janë mashtruar dhe nuk janë paguar nga kompania e drejtuar nga ish-ministri. Në ditët në vijim, do të publikohen rrëfime të reja që thellojnë më tej këtë çështje.

Insajderi sjell rrëfimet ekskluzive të ish shoferëve:

Tags: Arban Abrashimashtrimsuedi
ShareTweetShare
Previous Post

Vrasja në Has pas sherrit për pronën, 41-vjeçari mori hak pasi ia rrahën prindërit

Next Post

Tym i zi, nuk votohet për Papën në rundin e parë

Next Post
Tym i zi, nuk votohet për Papën në rundin e parë

Tym i zi, nuk votohet për Papën në rundin e parë

Lajmet e fundit

Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

08/05/2025
“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

08/05/2025
Berisha kërkon votën në 11 maj: Do falim gjobat e energjisë elektrike dhe ujit

Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika

08/05/2025
Holanda përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë

Holanda përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë

08/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Prokuroria e Hagës po përpiqet ta diskreditojë Policinë e Kosovës

08/05/2025
Ermal Panduri i reagon Pecit pasi e quajti qelbësirë: Ministër unë ty tkam dost por punën time e mbaj për ti mbajtur fëmijët

Ermal Panduri i reagon Pecit pasi e quajti qelbësirë: Ministër unë ty tkam dost por punën time e mbaj për ti mbajtur fëmijët

08/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

08/05/2025
“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

08/05/2025
Berisha kërkon votën në 11 maj: Do falim gjobat e energjisë elektrike dhe ujit

Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika

08/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.