Çdo përpjekje për të ndaluar në këtë rrugë, për të na tërhequr anash nga përballja frontale me rrezikun që paraqet regjimi grabitqar i lindur nga masakra e 25 prilli, është dhe duhet të jetë e shkuara.”.
Kështu deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha, duke i dhënë një mesazh të qartë ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa ky i fundit po zhvillon paralelisht Kuvendin në ‘Air Albania’. Teksa flet për një ditëlindje që demokratët i gjen me zemër të thyer, Basha me bindje pohoi se PD nuk është e përçarë pasi do të jetë edhe më e bashkuar se kurrë. Madje ai ftoi edhe ata demorkatë që e kanë ‘humbur’ rrugën që t’i bashkohen kësaj nisme të PD.