Kina, e cila furnizon Pakistanin me pajisje ushtarake, ka thënë se “ndjen keqardhje” për veprimin ushtarak të ndërmarrë nga India – por është e gatshme të ndihmojë në uljen e tensioneve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian tha: “India dhe Pakistani janë fqinjë që nuk mund të lëvizin, dhe të dy janë gjithashtu fqinjë të Kinës.”
Lin shtoi: “Kina kundërshton të gjitha format e terrorizmit dhe u bën thirrje si Indisë ashtu edhe Pakistanit të prioritizojnë paqen dhe stabilitetin, të qëndrojnë të qetë dhe të ushtrojnë përmbajtje, si dhe të shmangin veprimet që mund ta ndërlikojnë më tej situatën”.
“Ne jemi të gatshëm të punojmë me bashkësinë ndërkombëtare për të vazhduar të luajmë një rol konstruktiv në lehtësimin e tensioneve aktuale”, shkruan Skynews