Një grua në Fushë Kosovë ka vdekur pasi ka rënë nga një objekt në rrugën ‘‘Tahir Zemaj’’.
Kjo është ka bërë të ditur nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka shtuar se Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.
‘‘Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’’, ka thënë Ahmeti