Sociologu Labinot Kunushevci ka folur në lidhje me vrasjet brenda familjeve, marrë shkas rastin e fundit që ndodhi sot në Prizren, ku babai dyshohet se vrau të bijën 15-vjeçare.
Ai për Klankosova.tv u shpreh se vrasjet nuk parandalohen me 500 euro gjobë dhe siç u shpreh ai, as me 10 vjet burgim.
“Duhet dyfishim i patrullave policore. Dyfishim i kontrolleve policore. Ngritje e pagës për policë. Ngritje e dinjitetit të policit. Ngritje e vetëdijes institucionale. Polici, i vetëm, nuk mund të bëjë asgjë, nëse prapa tij nuk qëndron një sistem i fortë”.
“Nuk parandalohen vrasjet me 500 euro gjobë as me 10 vjet burgim, as me deklarata e intervista, as me ligjërata e leksione. Disa krime meritojnë dënime kapitale, sepse ato bëhen leksion disiplinues”, tha ai.
Kunushevci gjithashtu tha se autoriteti dhe rregullat e lojës në familje sipas tij, po dështojnë.
“Edukimi kërkon kohë dhe strategji. Një shoqëri idiote i injoron sociologët dhe psikologët, i injoron elitat kulturore që shpërndajnë dije e vlera”, shtoi sociologu.