GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Lajm i keq për Kosovën: Drafti i BE-së s’parasheh ndonjë risi për heqjen e vizave

11/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Lajm i keq për Kosovën: Drafti i BE-së s’parasheh ndonjë risi për heqjen e vizave
Share on FacebookShare on Twitter

Vendet e Bashkimit Evropian pritet të përsërisin në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme përkushtimin e tyre ndaj procesit të zgjerimit dhe procesit të stabilizim-asocimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në një draft të konkluzave të përgatitura nga Presidenca sllovene e BE-së për këtë takim, që do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel, merren parasysh edhe Raportet e Progresit, që për këto vende i ka miratuar dhe publikuar Bashkimi Evropian.

Në pjesën që i kushtohet Kosovës në këto konkluza, mirëpritet konfirmimi i Qeverisë së re të Kosovës për përkushtim ndaj rrugëtimit evropian dhe reformat e lidhura me këtë.

Këshilli mirëpret faktin se zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 14 shkurt dhe zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, janë zhvilluar mirë dhe në mënyrë transparente.

“Ato ishin edhe konkurruese, me përjashtim të hapësirave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në dokument.

Aty kërkohet që Kosova të zbatojë legjislacionin në fuqi dhe të dëshmojë rezultate në luftën kundër korrupsionit, si dhe t’i zbatojë reformat në përputhje me standardet evropiane.

Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, nga të dyja këto vende kërkohet që të angazhohen me vullnet të mirë në këtë proces, në frymën e kompromisit, për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese.

“Kjo marrëveshje duhet t’i adresojë të gjitha çështjet e hapura dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal. Kjo është kyçe, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të avancojnë në rrugëtimin e tyre përkatës evropian”, thuhet në draftin e konkluzave.

“Këshilli përsërit pritjet e fuqishme që të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, të respektohen dhe zbatohen pa vonesa. Të dyja palët duhet, po ashtu, t’i shmangin veprimet që dëmtojnë stabilitetin, si dhe retorikën që nuk është e favorshme për dialogun”, thuhet në këtë draft konkluzash.

Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk ka ndonjë risi. Përsëritet se “Këshilli e kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës” dhe kujtohet se Komisioni Evropian e ka dhënë rekomandimin, Parlamenti Evropian e ka mbështetur, porse tash çështja ndodhet në shqyrtim në Këshill.

Tags: kosovaretvizat
ShareTweetShare
Previous Post

Paralajmëron ministri i Shëndetësisë: Duhet të jemi gati për secilin skenar rreth COVID-19

Next Post

Jozefina Topalli për Kuvendin e Sali Berishës: Sot është dita më e bukur politike pas 30 vitesh

Next Post
Jozefina Topalli për Kuvendin e Sali Berishës: Sot është dita më e bukur politike pas 30 vitesh

Jozefina Topalli për Kuvendin e Sali Berishës: Sot është dita më e bukur politike pas 30 vitesh

Lajmet e fundit

Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

18/05/2025
Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

18/05/2025
Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

18/05/2025
Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

18/05/2025
Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

18/05/2025
Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.