GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Reshjet e fundit s’i kanë dëmtuar kulturat bujqësore, mund të ketë vërshime

11/12/2021
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Reshjet e fundit s’i kanë dëmtuar kulturat bujqësore, mund të ketë vërshime
Share on FacebookShare on Twitter

Reshjet e ditëve të fundit në Kosovë nuk i kanë dëmtuar kulturat bujqësore, po vlerëson profesori i Bujqësisë Imer Rusinovci.

Sipas tij, sasia e reshjeve që ka rënë momentalisht nuk është e dëmshme, duke shtuar se duhen përgatitje për të mbjellat pranverore në mënyrë që të sigurohet sasi e mjaftueshme e ushqimeve.

“Normalisht që sasia e reshjeve që ka rënë nuk është e dëmshme në këtë nivel reshjesh për kulturat që janë mbjellë në vjeshtë, ekskluzivisht mendohet në grurë. Por mendoj se sipërfaqet e planifikuara nuk janë realizuar dhe unë mendoj se këtë periudhë kohore që ne po hyjmë kemi me u përballë edhe në nivel global me pasiguri të mëdha ushqimore”.

“Rekomandoj te të gjithë fermerët, te të gjitha zonat prodhuese që tokën maksimalisht ta punojnë dhe që esencialisht të përgatiten gjatë periudhës së dimrit për të mbjellat pranverore që maksimalisht të përpiqemi të mos lëmë asnjë pëllëmbë toke pa punuar që të sigurojmë ushqim nga konditat tona, kushtet agroekologjike, ndryshimet klimatike janë çështje që ballafaqohet i tërë globi dhe ne duhet të jemi në trend me të tjerët”.

Sipas tij, pandemia ka shkaktuar dëme edhe në sektorin e bujqësisë, e që duhet patjetër ndihma e shtetit.

“Normalisht që shkalla e dëmtimit është e dukshme dhe vendi përkatësisht ekipet e specializuara duhet të punojnë saktësisht për sektor dhe nën sektor të caktuara që të rigjenerojnë që ta ringjallin këtë nivel të zhvillimit ekonomik sepse një prej degëve kryesore të ekonomisë në Kosovë mund të jetë bujqësia  që aktivizon, që ngjall që nxit, që zgjidh shumë problem sociale, teknike, organizative, shkallë të madhe të papunësisë që ka nivel vendi. Nuk  jam në gjendje me e thanë saktësisht me numër se mund të jetë ky dëm 20,30 ose 40% sepse për këtë duhet një punë kolosale, një punë ekipore”.

“Pa mëdyshje që simptomat janë të dukshme janë të vërejtura në terren dhe normalisht që kjo shkallë e dëmtimit si pasojë edhe e Covidit është dukshëm e lartë dhe në këtë konstelacion mendoj se ne duhet të kemi një mobilitet një shkathtësi, një sy çelësi që sektorin e bujqësisë ta fokusojmë në prioritet”, tha ai për Ekonomia Online.

Përderisa njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti tha se mund të kemi vërshime në pjesë të caktuara të vendit.

“Vërshime të shpejta të cilat ndodhin nëpër përroskat apo nëpër lumenjtë të cilët mund të dalin nga shtrati dhe mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore, ekonomitë familjare dhe të shkaktojnë edhe përmbytje nëpër fusha. Këto vërshime janë të shpejta kalojnë një kohë dhe nëse s’ka të reshura përfundojnë”.

Ai thotë se institucionet duhet të jenë sa më të përgatitura në mënyrë që të përballen me këto vërshime e që dëmet në fusha bujqësore, si në ekonomi familjare të minimizohen, raporton EO.

“IHMK si institucion kryesor shtetëror, i cili është i thirrur për të jep vlerësimin për kohën, ka dhënë paralajmërime se do të ketë të reshura si të shiut pastaj do të ketë edhe të reshura të borës më vonë”.

“Atëherë institucionet veç se duhet të jenë të përgatitura qoftë të minimizojnë këto pasoja apo edhe në rast nevoje t’u dalin në ndihmë qytetarëve të cilët rrezikohen nga vërshimet e mundshme. Pra, siguria e qytetarëve, siguria e pronave të tyre duhet të jetë primare për institucionet e Kosovës”.

Tags: Bujqit
ShareTweetShare
Previous Post

Policia shqipton 337 gjoba për shkelje të masave

Next Post

Zhduket një e mitur në Fushë Kosovë

Next Post
Zhduket një e mitur në Fushë Kosovë

Zhduket një e mitur në Fushë Kosovë

Lajmet e fundit

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Mali rrezikon të shembet mbi fshatin zviceran

Mali rrezikon të shembet mbi fshatin zviceran

20/05/2025
Zbulohet në brigjet australiane anija e shekullit të XIX, u fundos para 170 vitesh

Zbulohet në brigjet australiane anija e shekullit të XIX, u fundos para 170 vitesh

20/05/2025
Hamiti për Vetëvendosjen: Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë

Hamiti për Vetëvendosjen: Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.