Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, Hekuran Murati ka vazhduar me akuzat ndaj partive tjera politike për bllokadën e krijuar.
I pyetur se a është e turpshme që akuzat vazhdimisht të hidhen në drejtim të opozitës për bashkëpunim me Listën Serbe, derisa i përmend bisedën e Kusari-Lilës me Radoiçiqin.
“Është e pasaktë”, përgjigjet Murati.
“A është e turpshme që akuzat të hidhen vazhdimisht të opozita, a keni fakte”. Atëherë faktet kanë qenë edhe për juve që keni bashkëpunuar me Listën Serbe për Ligjin për veteranët”, vazhdon pyetje e gazetarës.
Ndërsa Murati vazhdon të thotë se është e pavërtetë.
“Unë po ju pyes a janë të sakta. A është i saktë konstatimi që deputetët e opozitës në koordinim me deputetët e Listës Serbe nuk po marrin pjesë në votim dhe po e pamundësojnë konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Murati duke tentuar vazhdimisht të ikë nga ajo çfarë po i thoshte gazetarja. / Gazeta Papirus/