Deputeti i VV-së, Faton Peci pak para vazhdimit të seancës konstituive ka thënë për respektim të vullnetit të plotë të deputetëve të ketë votim të fshehtë në seancë.
Ai tha se Konjufca do të kandidojë sërish Haxhiun.
“Ne kemi hyrë në një cikël ku po kërkojmë që për shkak të respektimit të vullnetit të plotë të deputetëve të kemi një votim të fshehtë. Nëse e kemi shumicën e kërkuar vjen në shprehje se cili do të jetë emri. Unë besoj që Konjufca do të kandidojë zonja Haxhiun”, tha Peci. / Gazeta Papirus/