Shoferi i autobusit dhe ai i veturës mes të cilëve ndodhi aksidenti tragjik në Kroaci, janë arrestuar ndërkohë hetimet po vazhdojnë.
Kështu ka konfirmuar policia për Index hr, transmeton Gazeta Papirus.
Ndaj tyre po zhvillohet një hetim penal për aksidentin nga i cili humbën jetë dy persona dhe u lënduan 31 të tjerë.
Ata aktualisht akuzohen për veprën penale të shkaktimit të aksidentit në komunikacion.