Një grua e cila rezultonte e zhdukur për gati 63 vjet është gjetur e gjallë dhe shëndoshë e mirë pasi u shqyrtua rasti i zhdukjes së saj, tha policia në shtetin amerikan të Wisconsin.
Audrey Backeberg ishte 20 vjeçe kur u zhduk nga shtëpia e saj në qytetin e vogël të Reedsburg më 7 korrik 1962, shkruan BBC, transmeton Gazeta Papirus.
Në një deklaratë, Sherifi i Qarkut, Sauk Chip Meister tha se zhdukja e zonjës Backeberg “ishte me zgjedhjen e saj dhe jo rezultat i ndonjë aktiviteti kriminal”.
Sherifi tha se ajo jetonte jashtë Wisconsin, por nuk dha detaje të mëtejshme.