Deputetja e zgjedhur, Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se VV për LDK-në nuk është “alternativë që mund të jetë si formulë për qeverisje”.
Derisa bëri të ditura arsyet se pse i ka vendosur vija të kuqe Lëvizjes Vetëvendosje.
”Jam shumë lumtur që jam pjesë e kuvendit, por mosarritja e konstituimit të Kuvendit është një ndjenjë e keqe, sepse Kosova po humbë, shpresoj që të zhbllokohet sa më shpejt”.
“Ne nuk mund të ushtrojmë një funksion jashtë atij që kemi, presim nga partia e parë që ta bëj këtë. VV ka mbajtur disa qëndrime problematike. Një qeverisje katër vjeçare që e ka dëmtuar shtetin e Kosovës dhe ka përdorur një diskurs tepër të dëmshëm për vet qytetarët. Dhe për këtë nuk jemi dakorduar, andaj i kemi vënë vijë të kuqe, tani për tani, në këtë legjislaturë”.
Lushaku – Sadriu, tha në Klan se ndihen komod në këtë pozicion dhe se nuk do të marrin pjesë në takim me Kurtin edhe nëse ftohen përsëri.
Takimin Memli Krasniqin, me të parin e PDK-së, Lushaku – Sadriu tha se e sheh si mashtrim të Kurtit./Gazeta Papirus/