Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Ballkanit, e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline
Ishte sulmuesi Leutrim Kryeziu që shënoi në minutën e 86’të.
Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 43 pikëve në pozitën e 6-të, kurse Ballkani në pozitën e dytë me 57 pikë.
Në rast se Drita e mposht Llapin nesër edhe matematikisht bëhet kampion i Superligës së Kosovës për sezonin 2024/25.