Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas dështimit të seancës së 10-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku tha se Vetëvendosje po e shndërron Kuvendin në një “cirk” dhe po tallen me qytetarët.
“Madje sot, Kryesuesi i Kuvendit ia ndali fjalën Kryetarit të PDK-së dhe nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë, z. Memli Krasniqi, ndërkohë që fjalën nuk ia ndali përfaqësuesit të Listës Serbe. Sinqerisht, për turp”, shkoi mes tjerash Çitaku.