Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është hapur Ambasada e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur të Malajzisë.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se kjo është një dritare e re për vendin, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë.
“Një prani edhe më e fuqishme diplomatike në një nga rajonet më strategjike në Azi”.
“Një shtëpi më shumë e Kosovës, ku do të avancohen interesat e qytetarëve tanë, do të fuqizohen aleancat tona dhe do të mbrohet me vendosmëri shenjtëria e sakrificës së popullit të Kosovës për liri e shtet”, ka thënë Osmani.