Përgatitjet për konklavënn për të gjetur një papë të ri u përshpejtuan të premten me instalimin e oxhakut nga Kapela Sistine që do të sinjalizojë zgjedhjen e një pasardhësi të Papa Françeskut.
Zjarrfikësit e Vatikanit u panë në çatinë e Kapelës Sistine duke instaluar oxhakun, një moment kyç në përgatitjen për konklavin e 7 majit.
Pas çdo dy raundeve të votimit në Kapelën Sistine, fletët e votimit të kardinalëve digjen në një furrë të veçantë për t’i treguar rezultatin botës së jashtme.
Nëse nuk zgjidhet asnjë papë, fletët e votimit përzihen me fishekë që përmbajnë perklorat kaliumi, antracen (një përbërës i katranit të qymyrit) dhe squfur për të prodhuar tym të zi. Por nëse ka një fitues, fletët e votimit që digjen përzihen me klorat kaliumi, laktozë dhe rrëshirë kloroformi për të prodhuar tymin e bardhë, raporton Associated Press.
Tymi i bardhë doli nga oxhaku në votimin e pestë më 13 mars 2013, dhe Kardinali Jorge Mario Bergoglio iu prezantua botës si Papa Françesku pak kohë më vonë nga lozha e Bazilikës së Shën Pjetrit. Françesku, Papa i parë latino-amerikan në histori, vdiq më 21 prill në moshën 88 vjeç.
