Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova sot mban pozitën më të keqe në rajon dhe Bashkimin Evropian për lirinë e mediave, pasi Kosova është radhitur 24 pozita më poshtë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufij.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kjo nuk është vetëm një statistikë – është një alarm.
“Liria e shtypit është themel i demokracisë. Pa media të lira, nuk ka transparencë, nuk ka drejtësi, nuk ka llogaridhënie”.
“Është obligimi ynë ta kundërshtojmë këtë mentalitet të pushtetit për presionet, frikësimet dhe përpjekjet katërvjeçare për të heshtur zërin e së vërtetës!”, ka thënë Hoti/ Gazeta Papirus./