Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 26-vjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe në fshatin Studime të Vushtrrisë.
Kurti sërish nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, i cili vazhdon të mbetet i bllokuar pas zgjedhjeve të fundit, raporton Ekonomia Online, transmeton Gazeta Papirus.
Pas përfundimit të Akademisë përkujtimore përreth u dëgjuan brohoritje të fëmijëve që thërrisnin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Më pas, edhe disa të tjerë brohoritën emrin e Albin Kurtit./Periskopi/