Analisti Ermal Sadiku ka propozuar protestë për ta bllokuar Parlamentin pas dështimeve të njëpasnjëshme për ta konstituuar atë.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai tha se më së shumti po humb populli, e më së paku njerëzit që po e bllokojnë atë, pra politikanët.
“E kemi shtetin më të varfër në Evropë, me shëndetësi më të dobët, me arsimin më të dobët, edhe nuk kemi qeveri. Kjo kishte me qenë normale ndoshta me pasë luftë politike në Belgjikë e Suedi, por në Kosovë çdo sekondë që nuk kemi qeveri është e dëmshme”.
“Kosova duhet me pasë qeveri. Kosova duhet me pas institucione, duhet me ec përpara nëse duam të kemi shtet normal, që mos me qenë të fundit në gjithçka. Më së shumti humb populli e më së paku njerëzit që po e bllokojnë. Me pasë protesta, bllokada të parlamentit, gjëra më radikale. Nesër kisha me dalë në protestë që me e blloku këtë parlament derisa të gjendet një zgjidhje”, është shprehur Sadiku, njofton Klankosova.tv.