Gazetari Parim Olluri tha Vetëvendosja ka marrëveshje me Listën Serbe që kjo e fundit me ja dhanë “disa vota tinëz”.
“Është e ditur që Vetëvendosja sa herë bashkëpunon me Listën Serbe ndërmerr veprime diskredituese duke i akuzu tjerët për bashkëpunim me po të njëjtit”, tha Olluri në ‘Pressing’ të T7.
“Mimoza Kusari i ka quajtur “brate e zemlak”, Simiqin e Radojiçin. Kur dolën përgjimet u pa që Mimoza Kusari, bash qajo akuzuesja e të tjerëve koka konë me Radojiçiqin bashkë për me i përjashtu veteranët prej ligjit për pagë minimale”, tha ai.
“Në projeksionin e këtij të madhit, ekziston një marrëveshje me Listën Serbe që disa vota tinëz me i jap…”, tha Olluri.
Por, sipas tij, Donika Gërvalla e ka “përgatitë opinionin publik kur ka deklaruar që ka gjasa që Lista Serbe na voton për me na diskreditu”, që kinse “ato vota nuk ja kemi lypë na, por e kanë bo me na diskreditu”.