Hekuran Murati ka thënë se sot “u pa kush po bllokon” duke ia hedhur fajin PDK’së, LDK’së, AAK’së e Listës Serbe.
“Në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 konkretisht paragrafi 124 mundësohet që votimi të jetë i hapur, i fshehtë apo cfarëdo tjetër në mënyrë që të konstituohet kuvendi, Kushtetuesja ka parapa që cilado prej këtyre formave mund të përdoret. Gjithashtu në pajtim me këshillën e presidentes sepse siç e dini në fillim kur ka filluar seanca kishim një pengesë tek votimi i raportit për verifikimin e mandateve, përgjigja e presidentes në kërkesën e Deharit ka qenë që si deputet si kuvend është në përgjegjësinë e deputetëve që të gjejnë përpara për zhbllokim të situatës e jo të shohim si mund të bllokohet. Në kuadër të kësaj, letra e presidentes, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014, rregullorja e kuvendit, ne kemi propozuar si rrugëdalje këtë format të votimit që të mundësohet ecja tutje”, tha ai.
“Ende pa dëgjuar kandidatin, vendosën që të dalin kundër”, tha ai.
Murati tha se “beson” Konjufca do ta propozonte sërish Albulena Haxhiun./Gazeta Papirus/